New in Germany
Gjermania ka qenë ëndrra e kahershme e shqiptarëve. Mirëpo vitet e fundit kjo ëndërr po kthehet në një mundësi e vërtetë për mijëra njerëz që kanë përfituar leje qëndrimi, falë marrëveshjeve të punësimit në sektorë të ndryshëm në Federatën Gjermane.
Ndërkohë, janë të shumtë ata bashkatdhetarë që pas një qëndrimi shumëvjeçar në Greqi apo në Itali, janë pajisur tashmë me shtetësitë e këtyre vendeve dhe për shkak të gjendjes të rënduar ekonomike në këto vende fqinje, rizgjedhin të emigrojnë kësaj here në Gjermani, si qytetarë europianë.
Në fillim, shtegtimi i ri nuk duket fort i lehtë. Vështirësitë në zotërimi e gjuhës por edhe të pikave bazë që përbëjnë bërthamën e shoqërisë gjermane, kthehen në një makth për integrimin. Shpesh herë. një plotësim formulari, një telefonatë apo një udhëzim i thjesht që kërkohet, kthehet në një stres të paparashikuar. Njerëz të pakualifikuar dhe vetëm për interesa financiare shfrytëzojnë rastin duke vjelur shuma të mëdha. Për shumë bashkatdhetare kjo udhë ka qenë ose mbetet pa krye. Kryekëput demoralizuese.
Menduam që kjo nismë “New in Germany” të jetë një dritare e hapur për një fillim të ri.
Shërbimet tona
Do të gjeni jo vetëm profesionalizëm dhe korrektësi por dhe çmimet më të mira të tregut.
Shërbimet ofrohen në këto gjuhë: 🇦🇱🇬🇷🇮🇹🇩🇪🇬🇧
Formular për kompensim
Plotësojmë formularë/kërkesa për kompensimin mujor të fëmijëve ( Kindergeld ) në Gjermani dhe BE * nga 20 euro.
Formular për leje qëndrimi
Plotësojmë formularë/kërkesa për leje qëndrimi kryesisht të bashkëshortëve dhe familjarëve të shtetasve të BE ( Bashkëshortë, prindër e fëmijë të shtetasve grek). Marrim përsipër, plotësojmë kërkesa, ndjekim çështje, Udhëzojmë, këshillojmë dhe ju tregojmë mundësitë ligjore. *duke filluar me nga 50 euro.
Kërkesë për shtetësinë gjermane
Plotësojmë kërkesa dhe japim sqarim për shtetësinë gjermane *nga 50 euro.
Kërkesë për asistencë papunësie
Plotësojmë kërkesa për përfitimin e ALG1 (asistencë papunësie), ALG2 (asistencë për sigurimin e jetesës ), ELTERGELD (kompesimi prindëror), WOHNGELD (kompensimi i qirasë të banesës), SOZIALGELD, martesa civile në bashki, çertifikata etj *nga 20 euro.
Aplikim për bursë
Ndihmojmë studentët sesi të aplikojnë që të përfitojnë bursa BAFÖG *nga 20 euro.
Regjistrim në Bashki
Ndihmë për Regjistrime në Bashki (Meldebescheinigung) *nga 10 euro.
Formular për aplikim/rinovim leje
Plotësojmë formularët për aplikimin dhe rinovimin e lejes të qëndrimit *nga 15 euro.
Regjistrim të fëmijëve në shkollë
Ndihmë për regjistrimin e fëmijëve në shkollë *nga 10 euro.
Udhëzim për deklaratat tatimore
Udhëzime për të shkuar tek kompetentët për deklaratat tatimore *nga 5 euro
Programe mësimore/kualifikuese
Sqarime për programe mësimore/kualifikuese për tregun e punës dhe si për Ausbildung *nga 10 euro.
Shërbimi ushtarak në Greqi
Plotësimi i formularit për kalimin në kategorinë e të pabindurve për ata që nuk kanë kryer shërbimin ushtarak në Greqi. *nga 20 euro.
Kurse gjuhe të kompensuar nga shteti
Aplikime për kurse gjuhe të kompensuar nga shteti dhe kurse Integrimi *nga 10 euro.
Përkthyes në instanca
Përfaqësim telefonik ose shoqërues si ndihmë përkthyese në instanca *nga 10 euro.
Hapje llogarie bankare
Ndihmë për hapje të një konto bankare etj. etj. *nga 10 euro.
Formular për statusin e përhershëm
Plotësojmë formularë për statusin e përhershëm të qëndrimit në Gjermani.
Çmimet që ofrojmë,
më të lirat e tregut.
Ndërkohë, çështje vetjake me përplotësim dhe ndjekje procedurash, kanë një çmim modest sipas kohës dhe vëllimit, që paracaktohet mes palëve dhe jepet pas prerjes të faturës ligjore.
Plotësimi i një formulari
Plotësimi i një formulari fillon me një kosto prej 20 eurosh.
Shërbime apo shpjegime të thjeshta
Shërbime apo shpjegime të thjeshta nisin me çmime nga 10 euro.
S'kemi nevojë të flasim për veten
Shifrat dhe përshtypjet e klientëve vërtetojnë suksesin e punës tonë disavjeçare !
Çfarë thonë të tjerët rreth nesh
Komentet më poshtë, janë vetëm disa shembuj
të klientëve tanë nëpër botë, që kanë transformuar jetët e tyre.

Ndihmëe pashlyeshme
“Sa herë i gatshëm për të të zgjidhur problemin. Ndihmë e pashlyeshme… “
Klient

Zgjidhja një telefonatë larg
Për mua është një telefonatë larg dhe ja, e kam zgjidhjen. E kam pyetur që nga gjetja e një llogaritari deri tek asistenca e papunësisë. Gjithmonë, i përpiktë.
Klient

Shërbimi perfekt
Shërbimi perfekt, i pandërlikuar dhe i sukseshëm. Çdo vështirësi tejkalohej me ngulm. Ndihma e tij na ktheu ëndërrën në realitet.
Klient

Dyshimet tona u shuan që në fillim
Dyshimet tona u shuan që në fillim. Tmerri i ngatërresave burokratike mori fund. Nuk mbaj mend një rast ku nuk kam mbetur i kënaqur. Kemi gjetur krah!
Klient

